Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

  • A.P /
  • 22 December 2025 - 12:30
Kosova pranon armatimin kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar armatim kundërtank të tipit PANZERFAUST 3 nga Gjermania, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky armatim modern i prodhimit gjerman konsiderohet ndër sistemet më të avancuara kundërtank dhe synon rritjen e aftësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e detyrave të saj mbrojtëse.

 

Sistemi PANZERFAUST 3 njihet për efikasitetin e tij kundër mjeteve të blinduara dhe përdoret nga disa ushtri të vendeve të NATO-s.

Panzerfaust 3 ose “grusht kundër tankeve”, konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank për këmbësorinë moderne dhe përdoret gjerësisht nga ushtri të vendeve të NATO-s dhe partnerëve të tyre. Panzerfaust 3 përdoret nga të paktën 11 shtete.

(Kosova Sot Online)