Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull

  • A.P /
  • 22 December 2025 - 14:05
 Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se Kosova ka mesatarisht 26 ditë me mjegull, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së IHMK-së bëhet e ditur se kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta, lëvizjet e vogla të ajrit.

“Mjegulla është dukuri meteorologjike që formohet mbi sipërfaqen e tokës, në pjesën e poshtme të atmosferës. Kushtet kryesore për formimin e mjegullës janë, lagështia relative e madhe e ajrit, temperaturat e ulëta, lëvizjet e vogla të ajrit. Klasifikohet si: Mjegull e dendur, Mjegull e mesme, Mjegull e rrallë. Në Kosovë, mesatarisht janë rreth 26 ditë me mjegullë (21 Ferizaj, 23 Pejë, 30 Prishtinë, 29 Prizren). Mjegulla më së shpeshti paraqitet gjatë muajve dhjetor – shkurt (57%)”, thuhet në postim.


(Kosova Sot Online)