Ja si do të mbajë moti të martën
Të martën mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë ditës priten riga shiu të herëpashershme, ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet do të jenë më të shpeshta.
Në zonat malore parashihen edhe reshje të dobëta bore. Në ultësira mjegulla do të qëndrojë më gjatë, sidomos pas mesditës.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 0°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 7°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
