Një grua ka raportuar se është kanosur nga prindërit e bashkëshortit
Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi është kanosur nga prindërit e bashkëshortit të saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Rasti i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë.
Siç njofton policia, të dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
