Dy vetura të EULEX’it janë aksidentuar në Zveçan
Dy vetura janë aksidentuar ditën e djeshme në një rrugë lokale në Zveçan.Si pasojë e këtj aksidenti, një person ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lidhur me rastin polici thonë se dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën
“Dëmet janë të vogla, nuk ka pasur diçka të madhe. Dy veturat që kanë qenë duke ecur njëra pas tjetrës janë aksidentuar. Dyshohet se njëra prej veturave e ka goditur dheun që ka qenë në rrugë dhe tjetra që nuk ka mbajtur distancë e ka goditur këtë të parën. Një person ka deklaruar se ka pësuar lëndime, dhe u dërgua për trajtim mjekësor”, deklaroi për Klankosova.tv shefi i Operativës të Policisë në veri Petrit Fejza.
(Kosova Sot Online)
