Abdixhiku: LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 12:00
Abdixhiku: LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, në 36 vjetorin e themelimit të LDK-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Abdixhiku tha se sot kujtohet lëvizja më e madhe kombëtare për Liri, Pavarësi e Demokraci.

“LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, përderisa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës. Projekt ky i cili kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë”, deklaroi ai para mediave.

(Kosova Sot Online)