Berisha: Të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përsëritur thirrjen për të gjithë forcat politike të opozitës që ti bashkohen protestës.
“Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe”, tha lideri i opozitës shqiptare.
Berisha: Lapaj ka pasur, ka dhe do ketë mbështetjen time për sa kohë gjendet në protestë.
Dhe jo vetëm Lapaj, por cilido qytetar shqiptar që proteston kundër kësaj qeverie, ka dhe do ketë mbështetjen time.
Ftesa ime për Lapajn dhe të gjithë partitë opozitare është që të bashkohemi kundër kësaj të keqe të madhe.
Përndryshe, kuptohet, kryetari i një partie ka projektin e tij.
Unë këtë nuk mund të them.
Por ftesa është e hapur.
(Kosova Sot Online)
