Në këtë vend është shfaqur një arushë së bashku me këlyshët e saj

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 14:05
Në këtë vend është shfaqur një arushë së bashku me këlyshët e saj

Në Kukës është shfaqur një arushë së bashku me këlyshët e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pamjet e rralla janë shkrepur mëngjesin e sotëm në fshatin Kolesjan, ku arusha është parë duke lëvizur në rrugën kryesore të zonës.

Arusha me këlyshët e saj është fotografuar nga një banor i zonës, i cili fatmirësisht ndodhej brenda automjetit në momentin kur u përball me arinjtë në rrugë.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e banorëve dhe rikthejnë vëmendjen mbi praninë e kafshëve të egra pranë zonave të banuara.

(Kosova Sot Online)