Një veturë është aksidentuar në një segment të autostradës

  • A.P /
  • 23 December 2025 - 15:15
Një veturë është aksidentuar në një segment të autostradës

Një veturë është aksidentuar në një segment të autostradës “Ibrahim Rugova” sot në mesditë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për pasojë, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 13:30, policia është njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në autostradë, segmenti Duhël-Suharekë. Njësia policore e trafikut për kontroll të autostradës, njofton se në aksident është përfshirë një veturë dhe si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore është marrë me procedurat në vendngjarje”, tha ai.


(Kosova Sot Online)