Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 07:19
Sot pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje lokale, të herëpashershme shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë ditës priten reshje të pakta, kurse në mbrëmje vonë dhe gjatë natës së ardhshme reshjet do të intensifikohen dhe do të përzihen me borë.

Temperaturat nga 0 minimalet deri në 8 gradë Celsius ato maksimale.


(Kosova Sot Online)