Papa Leo bënë thirrje për paqe për Krishtlindje

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 07:29
Papa Leo bënë thirrje për paqe për Krishtlindje

Papa Leo XIII ka përsëritur thirrjen e tij për një armëpushim në Ukrainë, të paktën në Ditën e Krishtlindjeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke folur me gazetarët, Papa theksoi: “E përsëris thirrjen time për të gjithë njerëzit vullnetmirë, që të kremtohet një ditë paqeje, të paktën në ditën kur lindi Shpëtimtari. Që të jetë një ditë paqeje për të gjithë botën”.

Papa shprehu trishtimin e tij të thellë që “Rusia, në ditët e fundit nuk e ka pranuar kërkesën për një armëpushim për Krishtlindje”.


(Kosova Sot Online)