Hamza: Amerikanët duan partnerë të parashikueshëm

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 10:15
Hamza: Amerikanët duan partnerë të parashikueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh kandidat për kryeministër Bedri Hamza, ka folur rreth vizitës së tij që e pati në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mesazhin që atij ia dhanë amerikanët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kreu i PDK-së tha se ata duan një partner të parashikueshëm, të cilët nuk e kanë pasur deri më tani.

“Si rezultat i kësaj ka ndodhur edhe ndërprerja e dialogut strategjik, si rezultat i këtyre veprimeve. I mungesës së besueshmërisë dhe parashikueshmërisë dhe duan që përveç si vend mik, me të pasë dhe partner”, deklaroi Hamza.

(Kosova Sot Online)