Dy të kërkuar me urdhërarrest ekstradohen për në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990, dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë, pasi që të njëjtit ishin duke u kërkuar me urdhërarrrest ndërkombëtar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nga policia është theksuar edhe se të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.
Njoftimi:
Ekstradohen për në Kosovë, dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Prishtinë, më 24 dhjetor 2025
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 23.12.2025 ka bërë ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. 1990, dhe A.M. 1991 njëri i ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca për në Kosovë. Ky ekstradim u bë falë bashkëpunimit me këto dy shtete.
Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane përkatësisht ato franceze, pasi që të njëjtit kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se ishin përfshirë në vepra penale të ndara dhe se të njëjtit i ishin shmangur drejtësisë.
Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prishtinës, përkatësisht Gjilanit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
(Kosova Sot Online)
