Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

  • A.P /
  • 24 December 2025 - 11:15
Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Policia e Kosovës, ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur në Prizren, ku një grua është gjendur pa shenja jete në shtëpinë e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga policia është theksuar edhe se, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

‘‘HETIM I VDEKJES

Prizren / 23.12.2025 – 11:00. Viktima femër kosovare është gjetur pas shenja jete në shtëpinë e saj. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion’’, thuhet në raport.


(Kosova Sot Online)