Dalin para gjykatës të akuzuarit për sulmin në kanalin Ibër Lepenc
Të akuzuarit në rastin e sulmit në kanalin Ibër Lepenc në Zubin Potok, janë sjellur të mërkuren në Gjykatën Themelore në Prishtinë nën masa të rrepta sigurie, ku pas pak pritet të filloj seanca fillestare ndaj tyre
Sulm pati ndodhur më 29 nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin Potokut.
Më 9 dhjetor të këtij viti, pak më shumë se 1 vit nga sulmi, Prokuroria Speciale pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Jovan Viqentijeviq e Dragisha Viqentijeviq, dhe Igor Dimoviq për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.
Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc”, të pandehurit Viqentijeviq, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogramë të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.
(Kosova Sot Online)
