Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen
Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës.
Për të krishterët në Kosovë dhe rajon, kjo ditë kremtohet me meshë në kisha dhe mbledhje familjare, ku dhurohet dashuri dhe bëhen urime për paqe e mirësi.
Në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë është mbajtur mesha solemne e Krishtlindjes, e udhëhequr nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji. Gjatë fjalimit të tij, ai bëri thirrje për paqe, ndërsa shtoi se kjo festë është momenti më i mirë për ta falënderuar Zotin.
(Kosova Sot Online)
