Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e krishterë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Krishtlindje të gëzuara, plot shpresë e begati për të gjithë miqtë tanë të krishterë! Le të jetë kjo Krishtlindje burim paqeje dhe gëzimi, si dhe një mundësi për të kaluar çaste të lumtura me njerëzit tuaj më të dashur”, shkroi Begaj.
(Kosova Sot Online)
