Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë ata që festojnë

  • 25 December 2025 - 12:30
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të gjithë ata që festojnë

Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar festën e Krishtlindjes, e cila kremtohet sot nga besimtarët e krishterë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kjo ambasadë u ka uruar Krishtlindje të mbarë të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën.

“Të gjithë atyre që festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën, ju uroj një Krishtlindje të Gëzuar!”, thuhet në postimin e Ambasadës amerikane në Kosovë.

(Kosova Sot Online)