Vdiq babai i Salih Mustafës

  • A.P /
  • 25 December 2025 - 12:00
Vdiq babai i Salih Mustafës

Babai i Salih Mustafës, Jahja Mustafa, ka vdekur mëngjesin e ditës së sotme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I ndjeri, qe një kohë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për këtë, edhe Salih Mustafa, kishte bërë kërkesë që t’i lejohej një vizitë, megjithatë, u raportua se Gjykata Speciale ia kishte refuzuar një gjë të tillë.

Ndaj vendimit të Speciales, kishte reaguar edhe OVL-UÇK, na ku, vendimi i gjykatës ishte kritikuar dhe vlerësuar si i pakuptimtë dhe johuman.


(Kosova Sot Online)