27-vjeçari bie aksidentalisht nga ndërtesa
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, ku një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku banonte. Sipas informacioneve paraprake, i riu është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut të menjëhershëm për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Thoma Koxhaj”, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë një aksident nga lartësia e pallatit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.
“Në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)
