KQZ mban mbledhje për përgatitjet e zgjedhjeve

  • A.P /
  • 26 December 2025 - 10:05
KQZ mban mbledhje për përgatitjet e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot, të premten, më 26 dhjetor 2025, në orën 13:30, mbledhjen e radhës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në rendin e ditës, sipas njoftimit, është shqyrtimi i raportit të Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

(Kosova Sot Online)