Osmani ka uruar presidentin e zgjedhur të Hondurasit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e zgjedhur të Hondurasit, Tito Asfura, me rastin e fitores së tij në zgjedhje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Përmes një postimi në platformën X, Osmani ka shprehur urimet më të përzemërta Asfurës, duke i dëshiruar suksese në marrjen e kësaj përgjegjësie të rëndësishme shtetërore.
Ajo theksoi se Kosova pret me interes bashkëpunimin me presidentin e zgjedhur dhe administratën e tij, me synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
(Kosova Sot Online)
