Ankohet Vuçiq: SHBA e Turqia po e armatosin Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po e armatos Kosovën, duke thënë se në krejt këtë sipas tij është përfshirë edhe Turqia, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë për mediat serbe më 24 dhjetor, se një gjë e tillë “paraqet kërcënim për Serbinë dhe integritetin e saj territorial.”
“Amerikanët po i armatosin hapur dhe pa mëdyshje shqiptarët në Kosovë. Për Turqinë të mos flas… Më nuk janë kurrfarë problemi porositë për obus 105 milimetra dhe gjithë tjerat, me të vetmin qëllim: kërcënimin e drejtpërdrejtë të Serbisë dhe integritetit të saj territorial, dhe sulmi ndaj popullsisë civile dhe strukturave ushtarako-policore të Serbisë”, ka thënë Vuçiq.
(Kosova Sot Online)
