Një person gjendet pa shenja jete

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 09:07
Një person gjendet pa shenja jete

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje në Mitrovicën e Jugut, ka njoftuar policia, e cila e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja ndodhi në rrugën “Miran Hajra”.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, tha policia.


(Kosova Sot Online)