Mujanoviç: Vuçiç e promovon 'Botën Serbe' dhe ende s’e njeh Kosovën

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 12:05
Mujanoviç: Vuçiç e promovon 'Botën Serbe' dhe ende s’e njeh Kosovën

Analisti politik, Jasmin Mujanovic, ka reaguar ndaj një deklarate të bërë nga presidenti serb, Aleksander Vucic, e të cilit i pengon armatosja e vendeve fqinje dhe rruga e tyre drejt NATO-s, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Mujanovic ka shkruar se qëllimi kryesor i zgjerimit të NATO-s në rajon është shmangia e një agresioni të ripërtërirë të Serbisë ndaj fqinjëve.

Sipas analistit Mujanovic, një kërcënim i tillë mbetet ende i pranishëm, marrë parasysh që presidenti serb promovon Botën Serbe dhe refuzon të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.Gjithashtu ai përmend ndërhyrjet në Mal të Zi dhe në Maedoni të Veriut.

“Qëllimi kryesor i zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor është absolutisht të shmangë kërcënimin e një agresioni të ripërtërirë serb kundër fqinjëve të saj. Një kërcënim i cili, për fat të keq, mbetet i pranishëm, duke pasur parasysh se regjimi i Vuçiçit promovon në mënyrë të qartë krijimin e një “Bote Serbe”, ende refuzon të njohë sovranitetin e Kosovës, ka organizuar përpjekje pro-serbe për grusht shteti në Mal të Zi, ka një histori të ndërhyrjes në punët e brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe mbështet në mënyrë agresive separatistët serbë në BeH”, ka shkruar ai.

Mujanovic në fund të reagimit të tij ka thënë se nëse Serbia s’është kërcënim për fqinjët, atëherë s’duhet të ketë problem që të njëjtat ndjekin rrugën e anëtarësimit në NATO.

(Kosova Sot Online)