Policia del me apel për festat e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që të festohet me zemër e jo me dhunë.
Njoftimi i plotë:
‘Festo me zemër jo me dhunë’
Dhuna në familje nuk ka vend në asnjë festë!
Le ta përmbyllim këtë vit me respekt brenda familjes dhe ta fillojmë vitin e ri pa dhunë dhe me dashuri!
(Kosova Sot Online)
