Gjykata cakton masat e sigurisë për 22 të arrestuarit

  • A.P /
  • 27 December 2025 - 15:00
Gjykata cakton masat e sigurisë për 22 të arrestuarit

Gjykata Penale ka caktuar masën e sigurimit arrest në burg për Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri,Armandi Hajdini, Olsi Mici,Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa,Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja, të arrestuar për shpërndarje narkotikësh.

Të vetmit që iu caktua masë më e butë sigurimi ishte Blerim Mali. Për shkak se kishte nënën të verbër dhe të vëllain të paralizuar.

Këta persona u vunë në pranga dy ditë më parë pas goditjes së grupit të tyre që shpërndante drogë nëpër disa zona të Tiranës.


(Kosova Sot Online)