Njihuni me parashikimin e motit për ditët e fundit të dhjetorit

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 07:18
Njihuni me parashikimin e motit për ditët e fundit të dhjetorit

Moti të hënën në Kosovë parashihet të mbajë i ftohtë dhe me ngrica në mëngjes dhe mbrëmje, gjatë ditës kryesisht me diell dhe vranësira të pakta kalimtare.

Ditën e martë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmje me ngrica e ftohtë.

E mërkura parashikohet të nisë pjesërisht me vranësira e periudha me diell në pjesën tjetër të ditës. Në mëngjes dhe mbrëmje ftohtë e me ngrica. Gjatë ditës mund të jetë edhe rrebeshe bore.

(Kosova Sot Online)