Konjufca: Jemi të bekuar si popull që e kemi udhëheqës Albin Kurtin

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 09:30
Konjufca: Jemi të bekuar si popull që e kemi udhëheqës Albin Kurtin

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, mori fjalën para shefit të tij, Albin Kurti, në festën e partisë së tij pas fitores, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai iu kërkoi mbështetësve që ta falënderojnë Albin Kurtin dhe për të tha se populli është i bekuar që e ka në krye.

“Jemi të bekuar si Vetëvendosje e si popull që e kemi udhëheqës Albin Kurtin”, tha Konjufca, duke çuar në duartrokitje e brohoritma nga të mbledhurit në sheshin e Prishtinës.

“Kjo fitore iu dedikohet juve sepse populli e bëri këtë fitore historike në këto zgjedhje parlamentare. Ishte vërtet një fushaë e mirë. Fushatë e civilizuar, pa asnjë dhunë”.

“A po më bashkoheni si popull që keni dalë këtu me falënderu Albin Kurtin”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)