ZKPSH publikon letrën e plotë të Aleksandër Lumezit
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit e ka publikuar kërkesën e Aleksandër Lumezit drejtuar U.D. të kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, për refuzimin e propozimit për zv/Kryeprokuror të Shtetit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lumezi ka thënë se s’mund ta marrë këtë detyrë për shkak të “angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve”.
Kërkesa e plotë:
U. D. i Kryeprkurorit të Shtetit, Agron Qalaj
I nderuar U. D. i Kryeprokurorit të Shtetit, ju falenderoj sinqerisht për besimin dhe propozimin për të marrë mandatin e Zëvëndës Kryeprokurorit të Shtetit për një mandat 4 vjeçar. E vlerësoj propozimin tuaj dhe mundësinë që më është ofruar.
Pas një shqyrtimi të kujdesshëm të përgjegjësive dhe angazhimeve që kjo pozitë kërkon, kam arritur në përfundim se në këtë moment nuk do të jem në gjendje të pranoj këtë detyrë, për shkak të angazhimeve të mia profesionale si prokuror në Zyren e Kryeprokurorit të Shtetit dhe në Komisionin për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve të të gjitha niveleve. Për këto arsye me keqardhje kam vendos të refuzoj këtë propozim.
Ju falënderoj edhe një herë për vlerësimin e treguar ndaj meje. Ju uroj shumë suksese në vazhdim në punën tuaj.
Me respekt,
Aleksandër Lumezi,
Prokuror në Zyren e Prokurorit të Shtetit
(Kosova Sot Online)
