A ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvend Duda Balje?
Duda Balje ka arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
E pyetur lidhur me situatën e rezultateve dhe mundësinë për t’u bërë deputete, Balje është shprehur shkurt: “Tash për tash po”.
Sipas të dhënave preliminare, partia e saj, SDU, ka arritur të marrë 2,395 vota në nivel vendi.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmojnë nëse Balje do të zyrtarizohet si deputete.
(Kosova Sot Online)
