Berisha: Opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar për largimin e Edi Ramës

  • A.P /
  • 29 December 2025 - 15:30
Berisha: Opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar për largimin e Edi Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe ngritjen e një qeverie teknike, si kushti themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai theksoi se opozita mbetet një forcë e bazuar në parime demokratike dhe refuzon dhunën si mjet veprimi politik.

Sipas Berishës, largimi i kryeministrit Rama është i mundur vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm të opozitarëve dhe pjesëmarrjes masive në protesta paqësore.

“Ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë cdo demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.

Ne jemi forcë demokratike që drejtohemi nga parimet demokratike, ne nuk biem. Nuk bëhemi parti dhune. Besojmë se paqja është fuqi e jashtëzakonshme.

Ne besojmë se Rama, ky regjim i kalbur largohet vetëm kur opozitarët të lanë mënjanë lodhje dhe dëshpërimin e tyre dhe të dalin në shesh cdo ditë.

(Kosova Sot Online)