Tërmet në Maqedoninë e Veriut
Rrjeti telemetrik sizmologjik njofton se mbrëmë është regjistruar tërmet në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin e saj, të mirëmbajtura nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, mbrëmë në orën 22:06 regjistroi një tërmet, epiqendra e të cilit kishte origjinën në zonën epiqendrore Peshtani-Ohër-Strugë, afërsisht 103 km në jugperëndim të Shkupit.
Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.8.
(Kosova Sot Online)
