Janë numëruar mbi 27 për qind të votave për kandidatët për deputetë

  • A.P /
  • 30 December 2025 - 11:00
Janë numëruar mbi 27 për qind të votave për kandidatët për deputetë

Janë numëruar mbi 27 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të publikojë përditësimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga procesimi i 653 vendvotimeve, lideri i VV-së,  Albin Kurti deri tash ka marrë 92,090 vota.

Në listën e VV-së, Kurti pasohet nga Glauk Konjufca, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila  e Ejup Maqedonci.

Ndërkaq te Partia Demokratike e Kosovës,  Bedri Hamza ka marrë 41,587 vota. Pas Hamzës, më i votuari deri tash është Arian Tahiri, ndërsa Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Arben Mustafa, Enver Hoxhaj e Rrahman Rama janë në top 10-she.

Te Lidhja Demokratike, që ka pësuar rënien më të madhe në këto zgjedhje, Lumir Abdixhiku  deri më tani ka marrë 19,951 vota, pasuar nga Hykmete Bajrami,  Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri e Janina Ymeri. Te LDK-ja, emra të rinj në këtë top-dhjetëshe janë Ukë Rugova e Janina Ymeri.

Tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas Ramush Haradinajt më së shumti vota ka marrë Daut Haradinaj, i ndjekur nga Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Time Kadrijaj, Burim Ramadani, Agim Çeku, Arbër Tolaj, Arton Demhasaj e Albana Bytyqi. Në këtë parti pra pritet që deputet të rikthehet Besnik Tahiri.


(Kosova Sot Online)