Hamza uron Ditën e Veteranit: Lavdi të rënëve për lirinë tonë
Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, me rastin e Ditës së Veteranit, ka falënderuar të gjithë luftëtarët e lirisë për kontributin e dhënë gjatë luftës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Hamza ka thënë se sot e përgjithmonë do të ketë nder dhe respekt për sakrificën e tyre
Postimi:
Kosova është e lirë, sepse ju nuk u dorëzuat. Faleminderit për kontributin tuaj, familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.
Sot dhe gjithmonë, nder dhe respekt për sakrificën tuaj, për çdo plagë, çdo natë roje dhe çdo jetë të dhënë për Kosovën.
Veteranë të UÇK-së, urime dita juaj. Lavdi të rënëve për lirinë tonë.
(Kosova Sot Online)
