Miratohet lista e veçantë e pronave të paluajtshme të Prishtinës
Komuna e Prishtinës ka zhvilluar sot një seancë të jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”, është pika që do të shqyrtohet gjatë saj”.
Por pavarësisht diskutimeve të shumta e të zëshme, kjo pikë e rendit të ditës u arrit të votohet.
Me 31 vota për dhe 14 vota kundër tanimë kjo pikë e rendit të ditës ka kaluar.
(Kosova Sot Online)
