Një person është arrestuar sot në Prishtinë
42 vjeçari G.P. është arrestuar sot në Prishtinë pasi dyshohet për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur më 28 dhjetor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai është ndaluar për 48 orë.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, gjatë ditës së sotme, ka realizuar një operacion policor të suksesshëm, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Operacioni policor ndërlidhet me një rast të vjedhjes së rëndë që kishte ndodhur më 28.12.2025 në Prishtinë. Personi i dyshuar, G.P., mashkull, 42 vjeç, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.”
(Kosova Sot Online)
