IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal duke e cilësuar atë si sëmundje akute infektive, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Qytetarët këshillohen që t’i lajnë duart shpesh, ta mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten ose teshtijnë, dhe të shmangin kontaktin me personat e semurë.
Postimi:
Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, te të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksina kundër gripit është mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe përhapjen e virusit.
Disa këshilla se si të mbrohemi nga gripi sezonal:
Lani duart shpesh me ujë dhe sapun
Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini
Shmangni kontaktin e ngushtë me persona të sëmurë
Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë
Ushqehuni shëndetshëm dhe pini shumë lëngje
Vaksinohuni çdo vit kundër gripit sezonal.
(Kosova Sot Online)
