Dy të vdekur janë gjetur në një vilë në Pejë

  • A.P /
  • 30 December 2025 - 17:01
Dy të vdekur janë gjetur në një vilë në Pejë

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, është deklaruar në lidhje me rastin e dy të vdekurve në vilën në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Viktimat janë të moshës së re, njëri rreth 20 dhe tjetri rreth 25 vjeç.

Ai tha se në vendin e ngjarjes ka dalë prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet polciore.

“Prokurorja e krimeve të rënda dhe njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se bëhet fjalë për një burrë dhe për një grua.

“Rreth orës 15:00 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, tha Gashi. 

(Kosova Sot Online)