Këto janë rezultatet e përditësuara në mëngjes nga KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë mëngjesin e sotëm përditësimin e fundit të numërimit të votave për kandidatë për deputetë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Deri tani, numërimi i votave ka përfunduar në 9 QKN, ndërsa po vazhdon edhe në 29 sosh.
Sipas rezultateve nga numërimi i afër 69 përqind të kutive të votimit, vetëm se disa nga kandidatët për deputetë kanë “nxënë” vendet e tyre në listat me deputetët më të votuar dhe nuk po i lëshojnë ata.
Në Lëvizjen Vetëvendosje, që po kryeson kandidati për kryeministër i kësaj partie Albin Kurti me 240,263 vota.
Nga PDK, i pari me më së shumti vota është Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga kjo parti me 109,795 vota.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjithashtu vota më së shumti mori kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku me 53,314 vota.
Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, listës si kandidati më i votuar i prinë, kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj me 27,779 vota.
Nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, më 28 dhjetor, kjo është radhitja e partive politike:
LVV: 49,34% apo 433 mijë e 394 vota
PDK: 20,98% apo 184 mijë e 318 vota
LDK: 13,57% apo 119 mijë e 201 vota
AAK: 5,66% apo 49 mijë e 698 vota.
Rezultatet përfundimtare pritet të publikohen pasi të numërohen edhe votat me kusht, ato të diasporës dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
(Kosova Sot Online)
