Kurti: Do ta takoj presidenten Osmani që të bisedojmë për rrugën përpara

  • A.P /
  • 31 December 2025 - 13:00
Kurti: Do ta takoj presidenten Osmani që të bisedojmë për rrugën përpara

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se do ta takojë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Ne së pari do të presim që të certifikohen rezultatet duhet te konstituohet Kuvendi të shohim përbërjen e legjislaturës së re dhe me pastaj të ecim tutje. Por, ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takoj presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë bashkë për rrugën përpara. Keni parasysh njëherë është konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhja e presidentes”, tha ai me rastin e vizitës në Telekomin e Kosovës", tha ai.

(Kosova Sot Online)