Ja kur vazhdon numërimi i votave

  • A.P /
  • 01 January 2026 - 08:48
Ja kur vazhdon numërimi i votave

Krahas rezultateve preliminare, edhe pas numërimit të mbi 78% të votave, përqindja e fitores së Lëvizjes Vetëvendosjes mbetet afër 50%, PDK mbetet tek 21.60%, LDK 13% dhe AAK me mbi 38 mijë vota e ka siguruar praninë në Kuvend me 5.60% të votave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Procesi i numërimit të votave është ndërprerë dje në orën 12:00, ndërsa do të vazhdojë sot, të enjten, nga ora 16:00.

Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror janë procesuar mbi 78% të votave, nga 2557 vendvotime, janë numëruar 1991 sosh.

Numërimi i votave në 27 komuna deri më tani e ka sjellë këtë rezultat:

Lëvizja Vetëvendosje i ka gati 332 mijë vota, 48.48%, PDK, 21.60%, gati 148 mijë vota, LDK me mbi 87 mijë vota i afrohet 13%, AAK me mbi 38 mijë vota qëndron tek 5.61%, NISMA, ashtu sikurse me rezultatet preliminare, as pas konfirmimit të 78% të votave nuk e kalon pragun, mbetet me gati 12 mijë vota, 1.69%.

(Kosova Sot Online)