Hamza për Dacin: Trashëgimia e tij pjesë e pandashme

  • A.P /
  • 01 January 2026 - 14:00
Hamza për Dacin: Trashëgimia e tij pjesë e pandashme

Kryetari i PDK’së, Bedri Hamza, ka reaguar pas vdekjes së ish kryeparlamentarit Nexhat Daci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se trashëgimia e Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës.

“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë. Trashëgimia e akademik Nexhat Dacit është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes Daci, miqve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij.”


(Kosova Sot Online)