Babë e bir përleshen pas festës së Vitit të Ri
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të Vitit të Ri në fshatin Lipovec të Gjakovës, ku një mosmarrëveshje mes babait dhe djalit ka eskaluar në përplasje fizike dhe shkatërrim të pronës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026 rreth orës 00:30, kur dy të dyshuarit – M. B. dhe Sh. B., babë e bir – pas festimit të ndërrimit të viteve, janë përfshirë në një konflikt serioz brenda shtëpisë.
Sipas informacioneve, i dyshuari i ri, nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi, kishte kërkuar çelësat e veturës për të dalë. Babai i tij kishte refuzuar, çka ka shkaktuar reagim të dhunshëm nga djali, i cili ka demoluar disa dhoma të shtëpisë dhe ka thyer derën e një dhome duke kërkuar çelësat.
Gjatë incidentit, i dyshuari më i ri ka pësuar lëndime të lehta në shpatullën e djathtë, për të cilat dyshohet se mund të jenë shkaktuar gjatë përleshjes, ndonëse babai e ka mohuar përdorimin e dhunës fizike.
Pas ndërhyrjes së Policisë dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, është vendosur që M. B. të ndalohet për 48 orë, ndërsa Shkelzen Berisha është liruar në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)
