Një grua ka rënë nga ura e Ibrit në Mitrovicë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë, ku një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ajo u dërgua në Qendrën Emergjente të qytetit.
Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Berisha tha se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.
“Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”, deklaroi ai.
Polici Denis Prebeza është zyrtari që shpëtoi nga mbytja një grua në Mitrovicë.
Viktima ra nga ura e re mbi lumin Ibër, por për fat të mirë dhe falë reagimit të shpejtë, ajo u shpëtua.
(Kosova Sot Online)
