Një foshnje dërgohet e vdekur në Emergjencë

  • A.P /
  • 03 January 2026 - 09:00
Një foshnje dërgohet e vdekur në Emergjencë

Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”.

“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu  02.01.2026 – 05:55. Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima  foshnja mashkull. Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.

(Kosova Sot Online)