Ja kush janë më të votuarit për deputetë në Kosovë

  • A.P /
  • 03 January 2026 - 11:30
Ja kush janë më të votuarit për deputetë në Kosovë

Pesë ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 95 për qind të tyre.

Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.

Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur numërimi po shkon drejt përfundimit.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 333.411 vota

Glauk Konjufca 257.977 vota

Hekuran Murati 135.824 vota

Albulena Haxhiu 135.674 vota

Donika Gërvalla 120.991 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 147.791 vota

Arian Tahiri 65.111 vota

Përparim Gruda 59.613 vota

Uran Ismaili 49.645 vota

Sala Jashari 43.602 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 76.612 vota

Hykmete Bajrami 47.982 vota

Ukë Rugova 42.100 vota

Avdullah Hoti 37.914 vota

Doarsa Kica Xhelili 37.206 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 39.488 vota

Daut Haradinaj 23.571 vota

Besnik Tahiri 23.441 vota

Bekë Berisha 17.245 vota

Agim Çeku 16.040 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 22.186 vota

Igor Simiq 21.041 vota

Liljana Stefanoviq 20.436 vota

Millan Kostiq 17.203 vota

Nemanja Bishevac 16.903 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.

Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

(Kosova Sot Online)