Rubio: Maduro ka trafikuar drogë drejt SHBA’së

  • A.P /
  • 03 January 2026 - 14:00
Rubio: Maduro ka trafikuar drogë drejt SHBA’së

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka reaguar pas sulmit të sotëm dhe kapjes së Nicolas Maduros, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rubio ka shkruar se Maduro nuk është president i Venezuelës dhe se regjimi i tij s’është qeveri legjitime.

Sekretari amerikan ka thënë se Maduro është kreu i kartelit narkoterroriste Los soles dhe se akuzohet edhe për trafikim të drogës drejt SHBA-së.

“Maduro NUK është presidenti i Venezuelës dhe regjimi i tij NUK është qeveria legjitime.

Maduro është kreu i Kartelit të Los Soles, një organizatë narkoterroriste që ka marrë nën kontroll një shtet. Ai gjithashtu është i paditur për trafikim të drogës drejt Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Rubio.


(Kosova Sot Online)