Tre persona janë lënduar në një vetaksident

  • A.P /
  • 03 January 2026 - 16:45
Tre persona janë lënduar në një vetaksident

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se si pasojë e vetaksidentit të ndodhur në fshatin Slivovë janë lënduar tre persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites, derisa personat e gjendur në automjet kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 14:30, në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident trafiku.Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti.


(Kosova Sot Online)