Përgatituni, ky mot do t'ju mirëpret sot

  • A.P /
  • 05 January 2026 - 07:17
Përgatituni, ky mot do t'ju mirëpret sot

Moti të hënën në Kosovë pritet të jetë me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë ditës pritet të këtë erëra hove të forta. Ndërsa në viset malore parashihen reshje bore.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 6°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 11°C gjatë pasdites.

(Kosova Sot Online)